Të paktën 15 emigrantë humbën jetën nga përmbysja e dy anijeve pranë ishullit Grek Lesbos
Prej tvteuta7 October 2022
Të paktën 15 emigrantë humbën jetën, dhe më shumë se 20 konsiderohen të zhdukur nga përmbysja e dy anijeve që ndodhi pranë ishullit grek Lesbos. Mediat transmetojnë se pas përmbysjes së varkës në të cilën ndodheshin 40 emigrantë, 15 gra me origjinë afrikane humbën jetën, ndërsa nëntë të shpëtuar u transferuan në spital. Varka besohet të jetë nisur naten vonë nga zona Aja Smat në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme.