Rajoni/Bota Më shumë

TË MOS HARROHET SREBRENICA

Prej tvteuta10:58, 7 Korrik 2015

Qeveria e Britanisë ka mbajtur një ceremoni, në kujtim të mijëra burrave dhe djemve myslimanë, të vrarë nga forcat serbe në Srebrenicë, 20 vjet më parë. Rreth 100 ngjarje do të organizohen në gjithë Mbretërinë e Bashkuara, në kujtim të gjenocidit të vitit 1995. Kryeministri David Cameron ka udhëhequr shërbimin e sotëm në Uestminister, duke thënë se “njerëzit nuk duhet të harrojnë kurrë atë që ka ndodhur”. Masakra e Srebrenicës ka qenë më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

  • 1

    Radio