Të Mirat Detare nga Ulqini kanë mbledhur afro 1 milion euro
Prej tvteuta5 November 2015
Në mbledhjen e djeshme të përfaqsuesve të kësaj ndërmarrjeje me zyrtarët e Komunës së Ulqinit, u konstatua se nga Ulqini Të Mirat Detare këtë vit kanë mbledhur 914,000 euro, nga të cilat gjysma i takojnë komunës. Të pranishmit detajisht shqyrtuan projektet që është dashtur të realizohen gjatë këtij viti nga ndërmarrja në fjalë dhe disa që kanë mbetur ende pa u kryer, siç është muri nga ish hoteli ”Jadran” përgjatë pyllit të pishave deri tek hoteli „Albatros“. Gjithashtu u diskutua edhe për projektet e ardhshme si ndërtimi Skelës së Madhe, staza për këmbësor nga Albatrosi deri te Kepi I Gjeranës, revitalizimi I pyllit të pishave, etj.