Aktuale Më shumë

Të Mirat Detare: Çmimet për peshkatarët nuk do të ndryshojnë

Prej tvteuta15:27, 29 Tetor 2016

Ndërmarrja Publike për Menaxhimin Zonës Bregdetare të Malit të Zi, me rastin e shpalljes së thirrjes publike për dhënien me qira të tokës në brigjet e lumit Buna , ka reaguar me një kumtesë për media në të cilën thuhet se me këtë vendim, peshkatarët do të vazhdojnë të  kenë status special si në të kaluarën dhe çmime më të ulta .

Nga kjo ndërmarrje thonë se me thirrjen publike synohet që të avancohen resurset shtetërore, çka edhe peshkatarëve do tu mundësoj që aktivitetin e vet ta vendosin brenda kornizave ligjore. Ato theksojnë se kur bëhet fjalë për qiradhënien e tokës për vendosjen shtëpizave të peshkimit, çmimet do të mbeten të pandryshuara në krahasim me periudhën e mëparshme. Po ashtu ata thonë se mbeten të hapur për komunikim me përfaqësuesit e peshkatarëve nga kjo zonë, në mënyrë që gjatë javës së ardhshme të organizojnë një takim për të sqaruar çdo paqartësi të mundshme.

  • 1

    Radio