Të Mirat Detare: Cilësi e mirë e ujit në plazhet e Ulqinit
Prej tvteuta09:44, 8 Korrik 2016
Në 14 plazhet e Ulqinit cilësia e ujit në 13 prej tyre është e kategorisë K1 , kurse në njërën K2, çka tregon për një pastërti të nivelit të lartë, njoftojnë nga Të Mirat Detare.
Analizat e ujit janë kryer në datat 4 dhe 5 korrik në 90 plazhe publike në gjithë Malin e Zi. Edhe në plazhet e qyteteteve tjera cilësia e ujit është e lartë, ku në 92% prej tyre është e kategorisë K1, kurse vetëm 2% e tyre janë të papërshtatshëm për larje.