Të Mirat Detare: 806.000 euro të ardhura për 6 muaj
Prej tvteuta15 July 2016
Ndërmarrja publike të Mirat Detare për 6 muajt e parë të vitit ka vjelur mbi 806.000 euro nga tatimet në Ulqin, është kumtuar nga ky institucion. Sipas ligjit, 50% e këtyre mjeteve shkon në llogari të Komunës. Kjo përbën një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara dhe ka ardhur si rezultat i një punë më intenzive kontrolli nga ana e inspektorëve , thuhet nga kjo ndërmarrje. Nga qiradhënia e plazheve janë inkasuar 565.000 euro, kurse pjesa tjetër nga objektet e përkohëshme në këtë zonë. Nga të Mirat Detare presin që të ardhurat e përgjithshme për këtë vit të jenë shumë më të larta se asnjë vit tjetër, duke përbërë kështu një sezon rekord.