Politikë Më shumë

Të mërkuren mbi “Lex Specialis”

Prej tvteuta13:56, 28 Prill 2016

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të diskutohet mbi “lex specialis”, përbërjen e Qeverisë së re dhe shkarkimin e kryetarit  parlamentit Ranko Krivokapiq, është planifikuar për të mërkurën. Kjo u dakordua në Kolegjiumin e sotëm të kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq. Në seancën e Kuvendit ku do të diskutohet për tre pika të rendit të ditës, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Frontit Demokratik.

Goran Tuponja tha se ende nuk është arritur marrëveshje për vendimet personale të Qeverisë së re, dhe që opozita ende nuk ka rënë dakordë. Por, ato janë të sigurtë që së shpejti do të bien dakord dhe që do t ia propozojnë kryeministrit Millo Gjukanoviq.

Rikujtojmë, që Gjukanoviq ka dërguar iniciativën kryetarit të kuvendit për një seance të jashtëzakonshme të parlamentit ku do të diskutohen ndryshimet në qeveri.

  • 1

    Radio