Aktuale Më shumë

Të mbash gjallë traditën e punimit me dru

Prej tvteuta09:37, 23 Shkurt 2022

Dikur në në vendin tonë gjeje plot mjeshtra të punimit të drurit, që krijonin vepra arti me duart e tyre. Shumë shtëpi ishin të mbushura me punime, relieve apo mobilje druri të zbukuruara. Por zanatet e vjetra e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Nuk ndodh kështu për këtë djalosh Emilin, që prej disa vitesh e ruan me fanatizëm zanatin. Emili është drupunues dhe pavarësisht të ardhurave, nuk ka hequr dorë nga kjo punë. Tregon në një intervistë për Tv Teuta se, me këtë zanat nuk ‘ngopesh asnjëherë’.

“Është një profesion që mua personalishtë më jep knaqësi kur punoj me dru”, shprehet Emili . Njëri prej projekteve që ka punuar me dru, është një kolltuk i punuar pa përdorimin e gozhdave dhe vidave.

Te ky djalosh mund të gjeni çfardo lloj punimi prej druri  si  korniza, zbukurime prej druri, llambë etj

Përveq punimeve tjera , ka vazhduar me ideja më ambicioze, si punimin e skateboard-eve , të cilët i punon me përsosmëri të lartë, si dhe hydro foil që lirishtë mundë të themi se nuk ka fare dallim nga ai i prodhuar në fabrikë.

Veç kërkesave nga turistët e huaj për këto lloje punimesh nga druri, shumë sipërmarrës kanë kërkuar që bizneset apo lokalet e tyre të jenë të zbukuruara nga punimet e Emilit.

  • 1

    Radio