Politikë Më shumë

Do të luftojmë për pozitën më të mirë të femrave

Prej tvteuta10:25, 13 Maj 2015

Ditën e hënë grat Asambliste në Asamblenë komunale të Pejës u pritën nga kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Temë e bisedës ishte pozita e femrës në vendimmarrje,në jetën politike dhe publike.
Kryeatri Gjeka u shpreh se nuk mund të jenë të kënaqur me pozitën aktuale të femrës në komunën e Ulqinit,por deklaroi se ekziston vullneti që të përmirësohet gjendja aktuale. Gjeka potencoi që ka një bashkëpunim cilësor me shoqatat joqerveitare që merren me të drejtat e gruas dhe avancimin e saj,madje kohëve të fundit kemi nisur disa iniciative të përbashkëta që janë direkt të lidhura me avancimin e gruas në jetën publike. Sebahete Potoku Qorkadiu udhëheqëse për barazinë gjinore në komunën e Pejës u shpreh se “neve kemi arritur moti 30% , në zgjedhjet e ardhshme do të luftojmë për të arritur 40 %, kështu që besoi që eksperienca janë do të ndikojë që pushtetarët e komunës së Ulqinit të merren më seriozisht me çështjen e barazisë gjinore”.
Ndërkaq , Xhenete Syka –ligjëruese në Kolegjin Evropian Dukagjini, nuk ka ngurruar të thotë që është befasuar me pozitën e gruas në vendimmarrje, por siç u shpreh ajo pas bisedës që kanë pasur me kryetarin Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij është e sigurt që do të ketë lëvizje në këtë aspekt
Drita Haxhijaj Asambliste në Asamblenë komunale, dhe kryesuese e grupit të grave Asambliste premtoi që shumë shpejt do të organizoi një takim në Pejë ku do të ftojë gratë të angazhuara në jetën publike nga komuna e Ulqinit, për të shkëmbyer përvojat e ndërsjella.
Takime , dhe premtime të tilla ka pasur në të kaluarën shumë herë, por nga ata biseda dhe premtime nuk ka pasur rezultate konkrete në avancimin e barazisë gjinore, përkundrazi pozita e saj është më e keqe se vite më parë.

  • 1

    Radio