Politikë Më shumë

Të luajmë rol më të madh në arenën ndërkombëtare

Prej tvteuta19:00, 3 Mars 2016

Angela Merkel thotë se Gjermania duhet të luajë rol më të madh në arenën ndërkombëtare. Në një tubim elektoral të partisë së saj Kristian Demokrate përpara zgjedhjeve rajonale të javës që vjen, kancelarja refuzoi të përcjellë një qasje më individuale e të brendshme ndaj krizës së emigrantëve në Europë.“Vendi ynë nuk duhet ta shpërndajë influencën e tij vetëm nëpërmjet eksporteve. Në një botë të hapur, ne duhet të marrim përgjegjësi për atë çfarë ndodh jashtë kufijve europianë. Që do të thotë më shumë ndihmë për zhvillim, më shumë standarte në mbrojtjen e klimës, do të thotë tregti e lirë dhe shumë më tepër nga sa ndjen një individ në një shoqëri të mbyllur”, tha Merkel.Liderja gjermane përballet me një presion të madh, sidomos brenda kufijve për të frenuar dallgën e emigrantëve, pasi 1,1 milionë vetë hynë në Gjermani në vitin 2015.

  • 1

    Radio