Të hënën seanca e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta11 November 2015
Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, konfirmoi se të hënën do të mbahet mbledhja e rradhës e Kuvendit Komunal. Kjo u vendos sot në mbledhjen e kolegjiumit të Kuvendit. Në rend të ditës dë të jenë pika me rëndësi të përgjithshme, si problemet në aksin rrugor Plazhi i Madh-Shtoj-Adë, miratimi i vendimit për emërtimin e rrugëve dhe dhënia e pëlqimit për komisionin zgjedhor komunal.