TE HENEN MBLEDHJA KONSTITUIVE E KUVENDIT TE MALIT TE ZI
Prej tvteuta22:20, 6 Nëntor 2016
Mbledhja e parë e Kuvendit të ri të Mali të Zi do te mbahet ditën e hëne me 7 nëntor ne ora 11.00. Në rend të ditës do të jetë raporti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pas të cilit deputetët duhet të zgjedhin edhe kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët dhe antarët e Këshillit Administrativ.
Mbledhja e parë e Kuvendit do të mbahet në Cetinë dhe do të udhëhiqet nga deputetja Marija Qatoviq, si më e moshuara ne kete perberje, deri në zgjedhjen e kryetarit.Partitë opozitare të cilat nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, kanë deklaruar se nuk do te marrin pjese ne seancen konstituive.
Te drejte vote ne Mal te Zi kane pasur 528,817 votues, prej te cileve 388,220 kane dale ne votime, 140,597 fletevotime ishin te pashfrytezuara, kurse 5,513 ishin te pavlefshme.