Te henen fillon instalimi i kabllove te reja elektrike
Prej tvteuta29 May 2016
Te henen ne Ulqin do te filloje punimi ne instalimin e kabllove të reja në zonën prej stacionit të autobusave , nga lagja Totosh, unaza në maje të pazarit dhe deri tek xhamija. Kryetari I komunes Nazif Cungu tha se problemet e vitit të kaluar në furnizimin me energji elektrike e kanë bërë të domosdoshme që realizimi i këtij projekti të fillojë para sezonit turistik, duke shprehur besimin se ai do të përfundojë brenda 45 ditëve të ardhshme, dhe poashtu I fton edhe qytetaret qe te ndihmojne ne kete proces duke I larguar automjetet nga vendet ku do te zhvillohen punimet me qellim qe te kryhen sa me pare.