Të hënën diskutohet shkarkimi i Krivokapiq
Prej tvteuta09:15, 2 Prill 2016
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, ka thirrur për të hënën mbledhjen e kolegjiumit në të cilën do të përcaktohet data e mbajtjse së seancës së re.
Krivokapiq e parlajmëroi thirrjen e kësaj mbledhjeje në seancën e fundit të Kuvendit gjatë përgjigjes në pyetjen e drejtuar nga deputeti Vuletiq . Krivokapiq tha se shkarkimi i tij do të jetë pikë e rendit të ditës edhe në mbledhjen e ardhshme.