Të hënen bëhet shpërndarja e teksteve shkollore
Prej tvteuta26 August 2016
Në Mal të Zi ka filluar shitja e librave për shkollat fillore dhe të mesme është njoftuar nga Enti për botimin e librave dhe të mjeteve mësimore. Në Ulqin tekstet shkollore mund të gjenden në libraritë e qytetit , njëra ndër ta eshte libraria “Elsa” . Arben Elezaga pronar i librarisë “Elsa” për Televizionin Teuta shprehet se ketë vit ka pasur numër më të madh të porosive. Shpërndarja e librave do të bëhet ditën e hëne me dat 29 gusht 2016 Sa u perket çmimeve ato janë më të larta si dhe ka ndryshim pasi tekstet shkollore në gjuhën shqipe kanë çmim më të lartë se sa ato në gjuhën malazeze. Librat më të shtrenjtë janë për klasën e 7 të shkollës fillore dhe kushtojnë 109.50 euro. Librat më të lirë janë për klasën e parë të shkollës fillore dhe kushtojnë 50.70 euro. Për klasën e dytë 58.40, për klasën e tretë 55.30, kurse për klasën e katërt 66,90 euro. Çmimi i librave për klasën e pestë është 74.60 euro, për klasën e gjashtë 95.60 , kurse për klasën e tetë 90.40 ,per klasen e nëntë kompleti i librave kushton 84.90 euro. Librat për klasën e parë të gjimnazit kushtojnë 106.30 euro për vitin e dyti 87.20, për të tretin 78.70 kurse për vitin e katërt të gjimnazit 55.30 euro. Viti shkollor do të fillojnë me 1 shtator dhe do të përfundojë me 13 qershor të vitit të ardhshëm është paraparë me kalendarin shkollor të 2016-17, të cilin e ka sjell ministria e arsimit. Të theksojmë se puna edukativo arsimore organizohet në katër cikle klasifikuese.