Kulturë Më shumë

Përfundoi manifestimi ”Të gjithë në Rumi”, kishte edhe bjeshkatare nga Shqiperia dhe Kosova

Prej tvteuta12:50, 10 Qershor 2015

Shoqata e bjeshketarve Rumija të dielen ka realizuar edicionin e sivjetëm “Të gjithë në Rumi”. Ky rrugëtim sivjet është zhvilluar në dy shtegtime, njëri nga Kraja e tjetri nga krahu i Tivarit për tu takuar në Brisk. Viti 2015 është viti i 4 që realizohet pa ndërprerje ky rrugëtim, vazhdimi i një tradite shumë shekullore në malin e Rumisë. Nisja bëhet nga fshati Brisk në mëngjes heret nga bjeshkëtaret, ku gjatësia e rrugës nga fshati Brisk e deri në majen e malit të Rumisë është 5700 m. Pjesmarrja e njerëzve këtë vite ka qenë e madhe deri në 200 persona, gjithashtu ka pasur një pjesmarrje edhe më të gjërë pasi 15  bjeshkatar kanë ardhur nga Shkodra, ndërsa Kosova vjen për herë të dytë me  anëtarët e shoqatës Shkëmbi nga Prishtina, si dhe me 20 bjeshkaterët Pashtrriku nga Gjakova e cila kishte një traditë të  konsoliduar në krahasim me të tjerët. Pas zbritjes në Dierren e Rumisë janë zhvilluar garat sportive popullore tradicionale sic ishin hedhja e gurit, tërheqja e litarit, kërcim së gjati. Për herë të parë ketë vitë është organizuar edhe shtënia me pushkë ajrore. Rrjedha e zhvillimit të garave ka qenë shumë mirë e organizuar kjo falë edhe udhëheqësve të garave sic ishin Muhamet Kollari, Rrok Lulgjuraj, Valdet Kurti etj. Pas zbritjes në Brisk ku prisnin një grumbull i madh njerëzish nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini, Tivari etj të cilët duartrokitën zbritjen e bjeshkatarve, ishte oraganizuar një kokteil modest për të gjithë. Ndërsa në orën 16.00 filloj një program artistiko-kulturor me recitime, këngë, valle etj. Të tre përfaqsuesve të shoqatave pjesmarrëse i është dhënë nga një dhuratë simbolike nga shoqata “Rumia”. Ndërsa Shoqata Pashtrriku nga Kosova kishte përgatitur një diplomë mirënjohjeje për shoqatën e bjeshkëtarve “Rumia”Ulqin  për kontributin që ka dhënë në bashkpunim dhe ngritjen e nivelit të bjeshkëtarisë në të gjithë regjionin.

  • 1

    Radio