Sociale Më shumë

Të gjithë duhet të jenë të pranishëm në Bruksel

Prej tvteuta10:43, 24 Tetor 2015

Komisioni Evropian i ftoi të gjitha partitë që dialogun politik rreth krizës aktuale në Mal të Zi ta zgjidhin në parlament. Zëdhënësja e komisarit për zgjerim dhe politikën fqinjësore Maja Kocjançiq, në pyetjen nëse Brukseli konsideron se është e domosdoshme që zyrtarët e UE të përfshihen në zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi, u përgjigj se zyrtarët evropian i ftojnë të gjitha subjektet politike  që dialogun politikë ta vazhdojnë në parlament. Kocijançiq, thotë se çdo zgjidhje e krizës politike duhet të vijë nga Mali i Zi. Sipas fjalëve të saj të gjitha partitë politike duhet në mënyrë konstruktive të përfshihen me iniciativën të cilën e ka filluar kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq me qëllim që të gjendet zgjidhja e krizës.

  • 1

    Radio