Të gatshëm për anëtarësim në NATO
Prej tvteuta8 October 2015
Mali i Zi dhe Ushtria e tij janë plotësisht të gatshëm për në NATO dhe me të drejtë e presin ftesën për anëtarësim deri në fund të vitit , u tha me rastin e 7 tetorit, Ditës së Ushtrisë së Malit të Zi ku morën pjesë zyrtarët më të lartë shtetëror dhe ushtarak, ambasadorët dhe përfaqësuesit e Aleancës. Kryeministri Millo Gjukanoviq ka theksuar se është reale të pritet se Mali i Zi brenda dy muajsh do të marr ftesën për anëtarësim në NATO. Ai ka shtuar se merita të mëdha në këtë drejtim u takojnë pjesëtarëve të Ushtrisë dhe sektorit mbrojtës të Malit të Zi.