Të fillohet me përgatitjet për rikthimin e gjendjes së re normale

Prej tvteuta16:52, 18 Prill 2020

Të gjitha vendet pjestare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të fillojnë me fazën e tranzicionit nga pandemia Covid 19 drejtë një normaliteti të ri, tha drejtori rajonal i kësaj organizate Hans Kluge, në një videokonferencë me krerët e institucioneve shëndetësore të Malit të Zi, ministrin Kenan Hrapoviq,  zv.ministren Slagjana Pavloviq dhe zv.drejtorin e Institutit për Shëndet Publik Senad Begiq. Kluge shtoi se tranzicioni duhet të bëhet në përputhshmëri me principet e shëndetit publik dhe situatave socio-ekonomike. Pjestarët në konferencë u pajtuan se duhen ndërmarrë hapa kujdesshëm për rekuperimin e sistemit shëndetësor , sidomos kujdesin ndaj të punësuarve në këtë sektor.

  • 1

    Radio