Kulturë Më shumë

“Të festojmë së bashku”

Prej tvteuta13:26, 22 Qershor 2015

Kopshti i fëmijëve Xixëllonjat në Qendrën për kulturë mbajti program kulturorë me moton “Të festojmë së bashku” dhe në këtë mënyrë bëri përcjelljen e parashkollorëve. Për të gjithë të pranishmit kanë përgaditur program të larmishëm me recitime, këngë dhe valle të interpretuar nga vet fëmijët. Për plotë një orë fëmijët arritën të argëtojnë të pranishmit dhe të bëjnë publikun për vehte.
Kryeimami i Bashkësisë Islame në Ulqin mr. Ali efendi Bardhi tha se: “Është kënaqësi e madhe kur sheh këto femijë në këtë moshë që luajnë dhe aktrojnë në role të ndryshme dhe natyrisht kjo vjen si rezultat i aftësive të tyre që i kanë dhuratë nga Zoti, por edhe një heri nga mësueset e tyre”.
Në fund të programit ku u bë edhe ndarja e diplomave për parashkollorët, fjalën përshëndetëse e pat edhe koordinatoria e kopshtit Suela Dibra Kaca që mes të tjerash tha se: ”Sot është një ditë e veçantë sepse është dita e kurorëzimit e një pune një vjeçare, e aktualizimit të atyre synimeve që ja kemi vu vehtes para një viti edhe të kurorëzimit të sukseseve tona”.
Fillimi i vitit të ri shkollor 2015/2016 është në shtator, por që në fillim të gushtit fillojnë regjistrimet në kopshtin Xixëllonjat.

  • 1

    Radio