Kulturë Më shumë

Të enjten manifestimi “ Dita e Shegës” (VIDEO)

Prej tvteuta14:11, 6 Tetor 2015

Ditën e enjte më 08. tetor mbahet manifestimi “ Dita e Shegës” organizuar nga Biznes Kub Ana e Malit, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike Ulqin.
Ky është manifestimi i katërt me radhë që organizohet nga BKA ku në fokus të sajë është promovimi i shegës si pemë e lashtë në këto treva Ana Malit, Ulqin dhe Tivar –deklaroi për televizionin Teuta-Kabil Kurti kryetar i BKA- së
Përveç shegës do të bëhet edhe ekspozimi i agrumeve tjera nga kjo zonë.
Këtë vit si edhe vitin e kaluar “ Dita e Shegës” bëhet në kuadër të manifestimit” Dolcinium Festival që organizohet nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, u shpreh Kurti.

  • 1

    Radio