Të dielën 24 nxënës udhëtojnë për Gjermani
Prej tvteuta18 February 2015
Një grup prej 24 nxënësish nga Qendra shkollore e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” ,ditën e diel me 22 shkurt do të udhëtojnë për Gjemani pikërisht në Freudenstadt .Është kjo vizita kthesë,që i bëjnë nxënësit e kësaj shkolle nxënësve gjerman të cilët në mesin e muajit shtator vizituan qytetin tonë dhe u vendosen tek familjet ulqinake. Sipas profesoreshës së gjuhës gjermane Luljeta Haxhibrahimoviq nxënësit atje do të qëndrojnë 10 ditë duke mos llogaritur dy ditë udhëtim. “Kostoja i këtij udhëtimi është 7 mijë euro,ku 3000 euro i mbulon shkolla homologe nga Freudenstadti i Gjermanisë,një pjesë Ministria e arsimit,participon edhe vetë shkolla,por çdo nxënës që udhëton për Gjermani duhet të japë 200 euro” shprehet profesoresha Haxhibrahimoviq., Vetë nxënësit mbulojnë shumën prej 4.800 euro,ndërsa udhëtimi bëhet me autobus. Nxënësit do të jenë të shoqëruar me tre mësimdhënës. Është ky shkëmbimi i 12 me radhë që realizohet ndërmjet dy shkollave .