Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

SHQETËSON VIJA E DEMARKACIONIT

Prej tvteuta4 May 2015

Derisa zyrtarët e Podgoricës dhe të Prishtinës thonë se nuk kemi çështje të hapur mes dy vendeve fqinje,banorët e Bjeshkëve të Nemuna, protestojnë duke pohuar se nuk kemi tokë t’i falin askujt,. Ata kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht të merren masa në këtë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre.”Gjithherë ka qenë e jona kemi marrë amanetin prej babe , babgjyshi e katragjyshi që këto prona janë tonat , janë të Kosovës dhe nuk do ti japim kurrë,- citohet të ketë thënë Sadri Zekaj, anëtar i këshillit protestues të banorëve për çështjen kufitare,- njofton RTK.