Aktuale Më shumë

Të definohet dinamika e rritjes së pensioneve

Prej tvteuta09:45, 19 Tetor 2022

Për arsye të pozitës shumë të pavolitshme të pensionistëve në Mal të Zi, deputeti i Socialdemokratëve, Boris Mugosha, në seancën e djeshme të Këshillit për shëndetësi, punë dhe përkujdesjen sociale, përsëri e ftoi Qeverinë që të propozojë dinamikën e vazhdimit të rritjes së pensioneve, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Ftoj qeverinë, respektivisht ministrinë gjegjëse, që të krijojë të gjitha supozimet që sa më parë të venë në funksion edhe shtëpitë e pleqve, në Podgoricë e Nikshiq”, tha deputeti i socialdemokratëve në këtë mbledhje.

Përveç kësaj, Mugosha, nga organet gjegjëse kërkon që të sigurohen edhe mjetet adekuate për ndërtimin e njësive banesore për pensionistët në Mal të Zi.

  • 1

    Radio