Të bllokuara mbi 15.000 kompani
Prej tvteuta2 July 2016
Në listën e fundit të kompanive të bllokuara për shkak të borxheve, në Mal të Zi ndodhen 15.200 të tilla, është lajmëruar nga Banka Qendrore. Ndër emrat e rinj të cilët kanë borxhe milionëshe ndodhen “Rada” me 2,5 milion euro borxhe, Fab Lajv 2,35 milion , Work Finder 1,8 milion dhe Univerziteti Mediteran me 1 milion euro. Të bllokuara ndodhen edhe xhiro llogaritë e dy komunave, ajo e Beranes për borxh 23.000 euro, dhe ajo e Plavës për 47.ooo euro.