Aktuale Më shumë

Të arrestuarit për terrorizëm në Kosovë, planifikonin sulme në Ballkan

Prej tvteuta10:12, 7 Nëntor 2016

Shtatë personave të arrestuar gjatë fundjavës në Kosovë nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, e cila tha se ata po përgatisnin sulme në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët rajonal që është shtrirë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni. Policia në Shqipëri tha se ka arrestuar 4 persona.

Në dokumentin e prokurorisë së Posaçme të Kosovës, thuhet se shtatë të arrestuarit ishin në kontakt me pjesëtarin e grupit militant Shteti Islamik, Lavdrim Muhaxheri, i cili u bë i njohur në korrik të vitit 2014 pasi që postoi në Facebook fotografi grafike të veprimeve të tij, nga i cili kishin marrë udhëzime për sulmeProkuroria pretendon se njëri nga të arrestuarit një kohë ka marrë pjesë në veprimtaritë e grupit militant Shteti Islamik në Siri.

  • 1

    Radio