Talat Xhaferi votohet për kryeministër, rajoni Ballkanit bëhet me tre kryeministra shqiptarë
Prej tvteuta15:26, 28 Janar 2024
Talat Xhaferi me 65 vota pro të parlamentit u votua si kryeministër për 100 ditën e ardhshme, në udhëheqjen e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.
Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në pasjen e një kryeministri shqiptarë.
Në një seancë të posaçme dedikuar votimit të qeverisë së re teknike , zoti Xhaferi mbajti një fjalë në gjuhën shqipe, në parlamentin e Maqedonisë të Veriut duke shpalosur programin qeverisës.
Talat Xhaferi foli edhe për rëndësinë e respektimit të marrëdhënieve ndëretnike në republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i ri shqiptarë Talat Xhaferi u kujdes të theksonte se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është vetëm ajo euro-atlantike.
Emërimi si kryeministër i Talat Xhaferit komentohet si një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut , në rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët.