Taksistët ilegal problem i vazhdueshëm

Prej tvteuta11:33, 19 Gusht 2022

Taksistët legal në Ulqin ankohen se problemi me taksitë që nuk kanë leje përkatëse vazhdon të jetë prezent në Komunën e Ulqinit.

Kjo sidomos gjatë sezonit turistik ku numri i tyre shtohet jashtë mase.

Ato ceken se problemin e tyre e kanë paraqitur edhe tek organet kompetente vitin e kaluar, por thonë se nuk janë marrë masat e duhura sidomos këtë vit, bile cekin se taksitë ilegale veçse shtohen.

Krahas këtij problemi  ato folen edhe për këtë sezon ku njëri prej tyre tha se ndryshimi me vitin e kaluar nuk është edhe aq i madh.

Sa u përket çmimeve thanë se janë detyruar ti rrisnin për shkak edhe të çmimeve të karburantit por edhe për arsye të pagesave që janë të obliguar si taksi legal ti kryejn.

Ky ishte edhe problemi kyç i tyre ku thonë se puna e tyre është më e pakët, sepse taksitë ilegal vijojnë me çmime më të ulëta.

  • 1

    Radio