Takimi i XIII i pensionistëve të Malit të Zi

Prej tvteuta21:07, 24 Shtator 2016

Takimi tradicional i organizuar nga Unioni i Shoqatës së Pensionistëve të Malit të Zi do të mbahet të dielën, me 25 shtator në hotelin “Belvi”. Pensionistët që do të marrin pjesë do të garojnë edhe në disa disiplina sportive. Njoftohet se pjesmarrjen e kanë konfirmuar  148 pensionistë, dhe pritet edhe pjesmarrja e kryetarëve të të gjitha shoqatave komunale në Mal të Zi. Takimin zyrtarisht do ta hap kryetari i komunës Nazif Cungu, kurse prezent do të jetë edhe kryetari i Unionit të Shoqatës së pensionistëve Branko Veshoviq dhe shumë të ftuar të tjerë. Kryetari i Shoqatës Komunale të Pensionistëve në Ulqin Millan Klikovac,  shprehu kënaqësinë që organizimi bëhet sërish në qytetin tonë,  në të cilin thotë ai , deri tani gjithmonë kanë pasur pritjen më të mirë. Takimi do të zgjasë për tre ditë, ndërsa ceremonia e hapjes së takimit të XIII të pensionistëve është planifikuar për të dielën në orën 9: 30h.

  • 1

    Radio