Takimi i përfaqësuesve të ish mazhorancës. Mandiq: Kemi 41 nënshkrime

Prej tvteuta18:34, 10 Shtator 2022

Liderët e partive të ish-mazhorancës parlamentare kanë vijuar sot diskutimet për zgjidhjen e krizës politike. Takimi, gjatë të cilit u përpoqën të arrijnë një kompromis për zgjedhjen e qeverisë së re dhe kryesisë së re të Kuvendit, filloi pas orës 13 në një nga hotelet në Podgoricë.

Në takimin, i cili ishte i mbyllur për media, morën pjesë Andrija Mandiq (NOVA), Milan Knezheviq (DNP), Branko Radulović (PzP), Miodrag Lekiq (DEMOS), Srđan Paviqeviq (CIVIS), Momo Koprivica, Zdenka Popoviq, Dragan Krapoviq dhe Danilo Sharanoviq nga Demokratët, Marko Milaçiq (Prava), Milosh Konatar dhe Zoran Mikiq nga Lëvizja Qytetare ABR, Vladimir Jokoviq (SNP), dhe Goran Daniloviq (Mali i Zi i Bashkuar).

Pas takimit, Andrija Mandiq tha se kanë siguruar 41 nënshkrimet e deputetëve, të cilët janë zotuar se nuk do të lejojnë ardhjen në pushtet në asnjë formë të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Dragan Krapoviq , deputeti i Demokratëve tha se ka pasur avancime në bisedime,dhe se ata preferojnë që në krye të ekzekutivit dhe parlamentit të jenë persona të gjinisë femrore.

 

 

foto: RTCG

  • 1

    Radio