Aktuale Më shumë

Takimi i ndërkombëtarëve me disa parti politike. Mugosha: Takim konstruktiv. Fokusi në zgjidhjen e krizës politike dhe rrugën për në BE

Prej tvteuta18:29, 8 Shtator 2022

Në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi sot përfaëqsuesit e disa partive parlamentare u takuan me me kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Judy Rising Reinke dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Përveç partive të pakicave, në takim morën pjesë përfaqësuesit e PDS, PSD dhe SD.  Sipas deputetit të SD Boris Mugosha, takimi ka qenë cilësor dhe konstruktiv.

“Mendoj se është mirë në situata si kjo të flasim plotësisht hapur”, tha Mugosha. Ai vuri në dukje se çelësi është stabiliteti politik në Mal të Zi. “Pa stabilitet politik, ne nuk mund të realizojmë gjërat që janë të nevojshme që ky vend të ecë përpara”, tha Mugosha. Deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq tha se rruga e Malit të Zi drejt BE-së është e vetmja rrugë e drejtë. “Për të hyrë në BE, të gjithë u pajtuam se duhet të punojmë për dialog”, tha Vuksanoviq Stankoviq. Sipas saj, prioritet është rruga e Malit të Zi drejt BE-së dhe ndarja e vlerave evropiane. E pyetur nëse është folur për formimin e qeverisë së re, ajo u përgjigj se do të shihet se cili koncept do të avokohet, qeveri teknike apo politike, por se janë të përkushtuar edhe për zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq tha se takimi i është kushtuar situatës aktuale në Mal të Zi. “Ata diskutuan modele për tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet shoqëria malazeze, me fokus dialogun”, tha Mustafiq dhe shtoi se u diskutua edhe për modelet dhe konceptet e mundshme të një qeverie të ardhshme. Siç tha ai, më e rëndësishmja është se në takim ka pasur një dialog shumë konstruktiv. “Nuk ka pasur propozime konkrete, është folur më shumë për modele parimore.”, tha Mustafiq.

  • 1

    Radio