Aktuale Më shumë

Takimi i mazhorancës: Pa rezultat dhe me akuza për opstruksion

Prej tvteuta16:24, 15 Shtator 2022

Në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi sot është mbajtur mbledhja e re e shumicës së vjetër parlamentare. Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe pas një pushimi, i cili është dhënë pak pas orës 12:00, ka vazhduar në orën 13:45. Në pauzë përfaqësuesit e partive prezantuan disa detaje dhe oferta nga pjesa e parë e takimit të sotëm.

Në takim nuk morën pjesë liderët e demokratëve Aleksa Beçiq dhe LQ ABR dhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq. Ky i fundit tha mbrëmë vonë se ata dhe Fronti Demokratik (FD) kanë paraqitur disa kërkesa për të cilat duhet të deklarohen subjektet e tjera. Negociatat e djeshme të ish-mazhorancës, të cilat zgjatën deri në orët e vona të natës, u paraprinë nga katër takime në të cilat, përveç nënshkrimit të marrëveshjes që parashikonte zgjedhjen e qeverisë së re dhe administratës parlamentare, nuk u hodh asnjë hap serioz drejt zgjidhjes së problemit.Në pauzë në mes takimit, përfaqësuesit e subjekteve vazhduan me akuza të reja, duke fajësuar njëri tjetrin për opstruksion të bisedimeve.

“Kolegët nga URA veprojnë sipas parimit – ne bëjmë koncesion, ata përgjigjen me ultimatum dhe shantazh, mund të vendosni vetë se kush po i jep PDS frymëmarrje artificiale. “, tha deputeti i Demokratëve Dragan Krapoviq.

Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviq tha se të gjithë sot kanë pasur mundësinë të shprehin mendimet e tyre për postet që duan në qeverinë e ardhshme. “Demokratët hoqën dorë nga çdo post në sektorin e sigurisë. Këto që po ndodhin janë të pabesueshme për mua. Unë kam 20 vjet që jam në politikë dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Danilloviq. Në anën tjetër Zoran Mikiq, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, u bëri thirrje kolegëve të Frontit Demokratik (DF) dhe Malit të Zi Demokratik që të arrijnë një marrëveshje dhe të tregojnë se çfarë mendojnë se i takon koalicionit “E zeza në të bardhë”. Në konferencën për media ai tha se janë të gatshëm të heqin dorë nga “paketa kontrolluese në Qeveri”, por jo nga lufta kundër krimit të organizuar.

  • 1

    Radio