Aktuale Më shumë

Takimi i liderëve të DF, URA, SNP po mbahet pa prezencën e Demokratëve

Prej tvteuta18:28, 19 Gusht 2022

Në Sallonin e Bardhë të Kuvendit të Malit të Zi po zhvillohet takimi i liderëve të shumicës së vjetër parlamentare, përveç Demokratëve, thuhet në portalin cdm.

Në takim marrin pjesë kryeministri Dritan Abazoviq (URA), Vladimir Jokoviq (Partia Popullore Socialiste), Nebojsha Medojeviq (Lëvizja për Ndryshim), Andrija Mandiq (Demokracia e Re Serbe), Millan Knezheviq (Partia Popullore Demokratike), Maksim Vuçiniq (Partia e Punëtorëve), Miodrag Lekiq (Demos), Marko Millaçiq (Mali i Zi I vërtet), Srgjan Paviqeviq (CIVIS), si dhe deputeti Vlladimir Dobriçanin (Mali i Zi i Bashkuar).

Në mbledhje nuk ka asnjë përfaqësues të Demokratëve.

Demokratët nuk po marrin pjesë në mbledhje, duke treguar mungesën e interesit për të ruajtur shumicën nga 30 gushti”, thuhet në faqen Facebook të SNP-së.

  • 1

    Radio