Aktuale Më shumë

Takimi i 5-të i ish mazhorancës. Lekiq kandidat për kryeministër?

Prej tvteuta16:43, 14 Shtator 2022

Partitë e ish-mazhorancës parlamentare janë takuar sot në përpjekje për të arritur një kompromis për formimin e qeverisë dhe kryesisë së re të parlamentit.

Në takim morën pjesë: Andrija Mandiq (Nova), Milan Knezheviq (DNP), Branko Raduloviq (PzP), Aleksa Beçiq (Demokratët), Dragan Krapoviq (Demokratët), Danilo Saranoviq ( Demokratët), Vladimir Jokoviq (SNP), Dritan Abazovic (GP URA), Milosh Konatar (GP URA), Zoran Mikiq (GP URA), Miodrag Lekiq (Demos), Goran Daniloviq (Mali i Zi i Bashkuar), Marko Milaçiq (Prava Mali i Zi), Maksim Vuçiniq (Partia e Punëtorëve) dhe Srgjan Paviqeviq (CIVIS).

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe (Nova) dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, tha se koalicionet që fituan zgjedhjet e vitit 2020 sot bënë një hap të madh drejt një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re.  “Kemi një pajtim të lartë për kandidatin për kryeministër. Sonte vazhdojmë bisedimet. Asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet gjithçka. Për Miodrag Lekiq (lider i Demos) është diskutuar si kandidat, dhe unë nuk kam vërejtur se dikush ishte kundër. Kemi arritur pajtim për programin e qeverisë, për funksionet e tjera, sidomos për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, të gjitha këto janë tema që duam t’i zgjidhim shpejt… Tashmë kemi dërguar një mesazh mjaft i fortë me nënshkrimet e 41 deputetëve. Po shkojmë në drejtimin e duhur, pres lajme të mira”, tha Mandiq në konferencën për media pas takimit në Kuvend.

 

 

foto:rtcg

  • 1

    Radio