Sociale Më shumë

Takimi Gjukanoviq-Cungu: Tre projekte janë prioritet për Ulqinin; Plani hapsinor, rruga Ulqin-Krythë, kanalizimet

Prej tvteuta09:59, 7 Shtator 2016

Gjatë takimit të djeshëm në mes Kryeministrit Gjukanoviq dhe kryetarit të Komunës Nazif Cungu u diskutuan çështjet më problematike me të cilat përballet Ulqini.

Në lidhje me këto u shpreh edhe Kryeministri Gjukanoviq, i cili në konferencën për media  tha se “parregullsitë në dokumentacionin urbanistik, shumë gjatë kanë limituar  ritmin e zhvillimit të kësaj komune, dhe kjo jo vetëm në dëm të Ulqinit, por në dëm të Malit të Zi, sepse një pjesë e mirë e potencialit zhvillimor të Malit të Zi është në këtë komunë.”  Kryetari Cungu nga ana e tij tha se pa miratimin e planit hapsinor, zhvillimi i Ulqinit është i pamundur.

Gjithashtu, në takim u diskutua realizimi i disa projekteve infrastrukturore si ai i përfundimit të rrugës për në Krythë dhe projekti për furnizimin me ujë dhe  rregullimin e sistemit të kanalizimit.   Realizimi i këtyre tre projekteve është prioritet për Ulqinin dhe zhvillimin  e tij si qytet dhe destinacion turistik.

  • 1

    Radio