Kulturë Më shumë

Takimi I artistëve shqiptarë

Prej tvteuta16:12, 7 Shtator 2015

Rrjeti global i grave shqiptare” zhvilloi në Ulqin manifestimin “Takimi I artistëve shqiptarë”, projekt ky I financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Morën pjesë gratë krijuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në mesin e të cilave ishte edhe artistja e popullit Margarita Xhepa .
Kryetarja e Rrjetit Global të grave shqiptare Shefika Gjoni u shpreh se takimet e tilla janë bërë tradicionale dhe ndikojnë dukshëm në fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.
Në këtë mbrëmje gale prezent ishin edhe delegacioni nga Deçani që po të njëjtën ditë nënshkruan marrëveshjen për binjakëzimin e dy komunave.

  • 1

    Radio