Takime për tejkalimin e problemeve që përcjellin sezonin turistik
Prej tvteuta12 July 2016

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë patur një takim me pronarët e objekteve afariste në Ranë dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të cilët kanë shprehur shqetësimet e qytetarëve per ceshtjen e zhurmes së muzikes. Pas dëgjimit të palëve u tha se komuna do të angazhohet dhe do të marrë masa për të përmbushur kërkesat e qytetarëve por , ajo është e gatshme që në suaza ligjore ti dalë në ndihmë edhe pronarëve të objekteve hoteliere. Mbetet që policia komunale dhe shëbimet e tjera të përcjellin me vemendje situatën në terren dhe zbatimin e konkluzave të arritura ndërmjet palëve dhe do të dënojnë secilin që nuk i përmbahen atyre.