Politikë Më shumë

TAKIM I SUBJEKTEVE SHQIPTARE

Prej tvteuta19:34, 25 Nëntor 2015

Sot është mbajtur një takim pune në mes kryetarëve të partive FORCA, UDSH dhe LD në MZ dega e Malësisë dhe pas takimit eshte dalë me një kumtesë për opinion të cilën po e japim në tërësi:    e japim të plotë:

Kumtesë për media

Sot Ulqin u mbajt një takim pune ku morën pjesë kryetari i Forcës Nazif Cungu, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, dhe kryetari i LD në MZ dega e Malësisë Nikollë Camaj.

Në mes tjerash, temë e bisedës ishte edhe përpilimi i platformës së përbashkët mbi statusin politiko-ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Përfundim i përbashkët i këtij takimi është se për përpilimin e kësaj platforme nevojitet një konsenzus sa më i gjërë i përbërësve politik shqiptarë të cilët veprojnë në Mal të Zi.

Ky konkludim është konform dhe në frymën e takimit të parë të mabjtur në Ulqin, ku nuk ishin prezent të gjithë përbërësit e politikës shqiptare në Mal të Zi.

Po ashtu, mendimi i përbashkët është se në të ardhmen takimet duhet të koordinohen nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, si institucioni më i lartë mbipartiak në Mal të Zi.

 

  • 1

    Radio