Politikë Më shumë

TAKIM ME MINISTREN E KULTURES

Prej tvteuta11:01, 28 Korrik 2015

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi,Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, zhvilluan në Ulqin një takim pune me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro.Në takim u diskutua për bashkëpunimin institucional ndërmjet KKSH-së dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Përfaqësuesit e KKSH-së kërkuan që Ministria e Kulturës të mbështesë aktivitetet e ndryshme kulturore në trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. Në këtë drejtim është kërkuar që edhe shqiptarët në Mal të Zi të jetë pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë.Ministrja Kumbaro shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me KKSH-në,- thuhet ndër të tjera në komunikatën për opinion të KKSH.

  • 1

    Radio