Sociale Më shumë

Takim mes Unionit të sindikatave të lira të Malit te Zi dhe organizatave sindikale te Ulqinit

Prej tvteuta18:52, 11 Dhjetor 2015

Në Ulqin për vizitë ishte kryetari i Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi Sërgjan Kekoviq ku u takua me përfaqësuesit e organizatave sindikale të Ulqinit, siç janë: organizata sindikale e arsimit, kriporja e Ulqinit, NP Ujësjellës-kanalizime, firma “Primorje” dhe përfaqësuesit e hoteleve “Albatros” dhe “Galeb”.

Në këtë takim u diskutua rreth çështjes social-ekonomike në Ulqin dhe statusit të punëtorëve.

Gjendja e të punësuarve në Ulqin siç shprehet Asllan Zeneli, koordinatori i sindikatës së lirë në Ulqin, është alarmante!

Sipas fjalëve të Sërgjan Kekoviq, Unioni i sindikatave të lira përveç se do punojë në përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të punësuarve në Komunën e Ulqini, do të merret edhe me çështjen e banesave të sindikatit.

Përfaqësuesi i sindikatit të arsimit Nail Asllani në këtë mbledhje shprehi pakënaqësi me ligjin për pagat e punëtorëve të arsimit, i cili kërkojë ngritjen e koeficientit për punëtorët e arsimit njëjtë sikurse për punëtorët tjerë të administratës publike.

Pas kësaj mbledhje do merret iniciativa për vazhdimin e bisedimeve në mes sindikatit dhe ministrive përkatëse për zgjedhjen e punëtorëve në përgjithësi.

  • 1

    Radio