Aktuale Më shumë

Takim i shumicës së vjetër parlamentare

Prej tvteuta18:28, 6 Shtator 2022

Në sallën e bardhë të Kuvendit të Malit të Zi sot është mbajtur mbledhja e partive të “shumicës së vjetër parlamentare”. Të pranishëm ishin përfaqësues të të gjitha partive që përbënin koalicionet fituese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Në takim ishin: Andrija Mandiq (Nova), Petar Drashkoviq (Nova), Milan Knezheviq (DNP), Branko Raduloviq (PzP), Zdenka Popoviç (Demokratët), Momo Koprivica (Demokratët), Danilo Saranoviq (Demokratët), Vladimir Jokoviq ( SNP), Miloš Konatar (GP URA), Zoran Mikić (GP URA), Miodrag Lekić (Demos), Goran Danilović (Mali i Zi i Bashkuar), Marko Milačiq (Prava Mali i Zi), Maksim Vuçinić (Partia e Punëtorëve) dhe Srđan Pavićević (CIV) .

Takimi vjen katër ditë pas takimit të mëparshëm, ku këto parti nënshkruan marrëveshjen me të cilën ndër të tjera u angazhuan për zgjedhjen e kryesisë së re të parlamentit dhe të drejtuesit të  ri të ekzekutivit. Përpjekjet për të gjetur një kompromis nuk mund të vonojnë pasi afati i presidentit Millo Gjukanoviq për të caktuar mandatarin skadon me 19 shtator.

  • 1

    Radio