Aktuale Më shumë

Tahiri: Kosova bëhet me kod me 15 dhjetor

Prej tvteuta15:24, 23 Nëntor 2016

Kryesuesja e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, se Kosova me 15 dhjetror do të bëhet me kodin shtetrorë.Sipas Tahirit,  Austria tashmë ka aplikuar për kodin telefonik shtetëror 383. Ajo thotë se me marrëveshjen për kodin u jepet fund operatorëve ilegalë që kanë vepruar në Kosovë.

“Tashmë është e sigurt që Kosova do të bëhet me kodin shtetëror 383, kjo do të ndodhë më 15 dhjetor 2016”, tha Tahiri.Sipas kryesuese së bisedimeve në Bruksel, përfitimet e Kosovës nga kodi janë identiteti shtetëror në fushën e telekomunikimeve, shuarja e tre kodeve ekzistuese 381, 377, 385, bashkëpunimi direkt me organizatën e OKB-së për telekom, dhe vendosja e kufirit frekuencor mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërsa, në pikëpamje ekonomike përfitimet janë milionëshe. Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegalë që kanë vepruar në Kosovë”,përfundoi  tha Tahiri.

  • 1

    Radio