Përfundoi mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Ftojnë për ruajtjen e paqes, mirëkuptimit, tolerancës…

Sonte në Vilën Gorica u mbajt mbledhja e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, e kryesuar nga Presidenti I Malit të Zi  Millo Gjukanoviq.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit: Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq, Kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac, Ministri i Brendshëm Sergej Sekulloviq dhe Drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Vukshiq.

Me rastin e sfidave të sigurisë të inicuara nga shpallja e datës së kurorëzimi te Mitropolitit të Kishes Ortodokse Serbe, Joanikije, sot nga mbledhja e Këshillit u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve socio-politikë për paqe, përmbajtje, tolerancë, mirëkuptim, respekt dhe vlerësim reciprok, si dhe respekt ndaj  Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Këshilli, siç u tha nga kabineti i kryetarit Gjukanoviq, poashtu pret që organet kompetente shtetërore të kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të siguruar paqen dhe sigurinë e çdo qytetari, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare. Këshilli për mbrojtje dhe siguri pret që Këshilli i Sigurisë Kombëtarë  të vazhdojë të koordinojë dhe drejtojë në mënyrë të vazhdueshme sektorin e inteligjencës dhe sigurisë, të rishikojë situatën e sigurisë dhe të nxjerrë përfundime dhe udhëzime në lidhje me punën e organeve që përbëjnë sektorin e inteligjencës dhe sigurisë dhe Byronë për Koordinimin Operacional.

Gjatë takimit anëtarët e Këshillit u informuan mbi situatën dhe gjendjen e zjarreve në Mal të Zi dhe arritën në një përfundim mbi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve, trajnimin profesional dhe zhvillimin e personelit, si  dhe investimin në modernizimin e pajisjeve dhe burimeve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë poashtu i përcaktoi Rregullat e Angazhimit dhe Kufizimet Kombëtare të Pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi mbi pjesëmarrjen e  tyre në misionin e KFOR -it në Republikën e Kosovës.

Në seancën e sotme, Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë shqyrtoi  edhe çështje të tjera në kompetencën e tij dhe, me propozimin e Ministres së Mbrojtjes, mori vendime për shkarkimet dhe emërimet e oficerëve të Ushtrisë së Malit të Zi, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryetarit Gjukanoviq.

Ilmira Lika

Kryeministri Krivokapiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse serbe

 

Peshkopi i Budimles dhe Nikshiqit e administrator i Mitropolisë së  Malit të Zi dhe bregdetit, Joanikije, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq që ta nënshkruajë marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe e jo të përzihet në zgjedhjen e mitropolitit. Zgjedhja e mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi është në kompetencë vetëm të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe. Gjithashtu është absurd propozimi i Krivokapiqit që marrëveshja bazë të nënshkruhet më 30 tetor, gjë që është manovër politike e llojit të vet dhe nuk mund të konsiderohet gjest qëllimmirë që do të çonte në qetësimin e tensioneve të gjata, që ishte çështje me përparësi kryesore e Qeverisë së Krivkoapiqit, ka thënë Joanikije për IN4S. Kryeministri Krivokapiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse serbe edhe pse, siç theksojnë nga kjo bashkësi fetare, ajo është harmonizuar dje para dite. Ata kanë thënë se nuk shikojnë arsye për mos-nënshkrim të kësaj marrëveshje, gjë që e përjetojnë si diskriminim. Ata kanë thënë se Kisha Ortodokse Serbe dhe populli besimtar në këto rrethana nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e të drejtave dhe faltoreve të veta.

  • 1

    Radio