Pas 43 viteve ,sot pritet të kthehet drejtësia në vend – VIDEO

43 vite me radhë Gjiri i Valdanosit ,perla e Ulqinit ,u muar në mënyrë të padrejtë nga pronarët dhe u shfrytëzua për rekreacione ushtarake,pushimore nën hije të ullinjve.

Kjo pronë ka shumë vite që nuk shfrytëzohet me as për rekreacion duke i lënë të gjitha në mëshirën e vet.

Kjo drejtësii ka zgjatur por lotët e derdhura me vite, sot do të pikojnë nga gëzimi, edhe pse zemra do të dhemb edhe shumë gjatë duke parë gjendjen në të cilën gjendet ullishta e Valdanosit.

Dhe gjendjen më së miri mund ta shihni në video e realizuar nga ekipi i TV Teuta !

 

 

Sot votohet Ligji mbi Valdanosin, njoftoi deputeti Nimanbegu, si propozues i ketij ligji

Sot në Kuvendin e Malit të Zi në rend të ditës për votim do të jetë  Ligjit mbi Valdanosin për të cilin të gjitha klubet e deputetëve që marrin pjesë në seancat plenare kanë dhënë mbështjetje e tyre të parezervë lidhur me votimin e këtij ligji i cili shpresojmë të ndodh sot  dhe do të menjanë një padrejtësi të madhe ndaj pronarëve të këtyre pronave padrejtësisht të marra para 43 viteve.

Deputeti Genci Nimanbegu ishte propozues i këtij ligji dhe e mbrojti këtë pikë të rendit të ditës dhe përmes statusit të tij në Facebook njoftoi se kjo pike sot do të votohet. Ai në diskutimin e tij më heret tha se është thellë I prekur me diskutimet e zhvilluara dhe mbështetjen e dhënë në Kuvend dhe se kjo nuk është vetëm një betejë e tij dhe të ish pronarëve, por e tërë komunitetit të Ulqinit.

Votimi pritet të jetë sot rreth ores 12.00, kurse TV Teuta do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë.

  • 1

    Radio