Gergely Madarasz fitues i Karisma Adriatic Montenegro Wolrd Tennis Tour

Në klubin e tenisit Bellevue, u mbajti finalja e turneut të parë profesional për meshkuj.

Ne turne morrën pjes më se 70 lojtarë nga vende të ndyshme botërore , të cilët së pari kaluan raundin kaulifikues dhe pastaj shortin kryesorë.

Në finale u takuan Juan Pablo Paz ( ARG ) dhe Gergely Madarasz ( HUN ).

Fitues doli Hugarezi Madarasz i cili në tre sete ishte më i mirë se kundershtari i tij Juan Pablo Paz ( 4:6:2, 6:1, 6:3 ).

Në kategorin double fitues dolën çifti Paz \ Vanshelboim të cilët në finale mposhtën lojtarët nga Bulgarija Ivanov \ Donev me rezultat ( 6:3 , 7:5 ).

Rikujtojmë që ky është njëri prej katër turneve profesionale të cilët do të mbahen në klubin e tenisit Bellevue gjatë muajit shtatorë.

Falenderojmë bartësit kryesorë të turneut, Karisma Adriatic Montenegro, Azull Beach Resort , kompanin Cungu dhe Federatën e Tenisit të Malit te Zi , të cilët e mundesuan zhvillimin e këtyre manifestimeve nderkombetare.

“Merimanga” në aksion nga dita e martë

Prej ditës së martë në  rrugët e Ulqinit është e pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”.

Kapllan Muça  zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale  deklaroi për Televizionin Teuta se ky mjet do të intervenojë në bazë të ligjit të komunikacionit i cili është në fuqi, pra do të largojë nga hapësirat publike, parkingjet dhe trotuaret automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.

 

“Çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion  do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit” ,u shpreh Muça.

Besohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet situata në komunikacion në territorin e Komunës së Ulqinit.

Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne terren.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio