Fëmijët nga shkolla shqipe në New York po shkëlqejnë kudo me prezencën e tyre

Shkolla shqipe në New York e cila tashmë ka filluar me vitin e dytë të punës, po tregon një sukses të vazhdueshëm e sidomos po kënaqin auditriumin me performancat e tyre të vallëzimit. Këtë e dëshmuan edhe gjatë ditëve festive të 28 nëntorit ku grupet e vallëzimeve, të veshur me veshje tradicionale, morën pjesë në mjaft aktivitete, e sidomos do të përmëndim pjesmarrjen e tyre te Kryebashkiaku i Nju Jorkut Gracie Mansion, i cili u bëri ftesë dhe priti nxenesit e shkollës  për nderë të Ditës së Flamurit. Programi u mbajtë në hapësirat e Bashkisë, ku nxenesit performuan mrekullisht me valle të përgaditura nga koreografet: Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri.

Poashtu nxënësit e shkollës shqipe, patën mundësi të marrin pjesë në Ceremoninë e Asamblesē së qytetit të Nju Jorkut e cila u organizua pēr nderë tē ditës së Flamurit Kombëtar, ku bilbilat e vallëtarët e shkollës ndriçuan atë vend me veshje të ndryshme popullore dhe me valle mahnitêse të përgaditur me mjeshtri nga mësueset e shkollës shqipe.

Përveç pjesëmarrjeve në eventet e organizuara, tri shoqatat “Ana e Malit”, “Kraja” dhe “Ulqini”, organizuan së bashku edhe mbrëmje festive për ta kremtuar 28 nëntorin-Ditën e flamurit.

“Nxënësit e shkollës shqipe të veshur me ngjyra e simbole kombëtare, dhanë një spektakël emocionesh drithëruese që e bënë këtë natë edhe më magjike, duke u përgatitur me shumë dedikim e përkushtim nga mësueset e gjuhës Arlinda Suka dhe Merita Gjokaj dhe koreografet Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri. Koncerti festiv ishte i pasur me vjersha, këngë e valle patriotike”, thuhet në postimin e shoqatave.

Me punën e tyre të palodhshme dhe shumë efikase, tri shoqatat shqiptare, i kanë tërhequr vëmëndjen edhe këshilltarit të  bashkisë së qytetit të Nju Jorkut z. David Carr, i cili me datën 20 nëntor vizitoi mjediset e shkollës shqipe për tu njoftua më afër me punën dhe aktivitetet e tyre.
Përfaqësuesit e shoqatave janë shumë mirënjohës për vizitën e Këshilltarit Carr i cili ndau kohën për të qenë më afer komunitetit shqiptar, ku njikohësisht diskutuan edhe pêr planet e ardhshme tē shkollës, me ç’rast u bëri disa premtime lidhur me mbështetjen financiare të shkollës.

 

Program argëtues në NY. Performanca të fëmijëve të shkollës së mësimit dhe vallëzimit

Me rastin e fundit të vitit shkollorë 2021/22, me organizimin e tri Shoqatave Ana e Malit, Kraja dhe Ulqini qe veprojne ne New York, të shtunën me 18 qershorë do të organizohet program argëtues në të cilin do të performojnë të gjithë fëmijët që vijojnë në shkollën e mësimit në gjuhën shqipe dhe vallëzimit.
Programi do të fillojë në ora 13.00.

Shoqatat “Kraja”, “Ana e Malit” dhe “Ulqini” organizuan mësimet shqip për fëmijë në Nju Jork

Tri shoqatat shqiptare në Nju Jork “Kraja”, “Ana e Malit” dhe “Ulqini” këtë vit së bashku organizuan projektin  ‘Mëso Shqip’ dhe ‘Vallëzim Tradicional’ ku me sukses u regjistruan rreth 120 fëmijë. Sic shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pjesëmarrja e fëmijve dhe prindërve i tejkaloj cdo pritshmëri. Klasa ‘Mëso Shqip’ do te udhëhiqet nga mësuese Arlinda Suka, ndërsa klasa ‘Vallëzim tradicional’ do të udhehiqet nga Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri.
  • 1

    Radio