Në vrullin e sezonit turistik Policia Komunale ballafaqohet me mungesë kadrovike, policët komunal të mbingarkuar

Mungesa kadrovike, dhe e auto veturave ,ndotja akustike, ndërtimi ilegal i shtëpizave në Bunë, mungesa e vend parkingjeve , uzurpimi i trotuareve, janë disa nga problemet me të cilat gjatë sezonit veror  ballafaqohet  Policia Komunale, kështu për Televizionin Teuta deklaroi kryeshefi i këtij sektori Milazim Mustafa

Edhe përkundër mungesës kadrovike dhe auto veturave Policia Komunale është përpjekur në maksimum për të  realizuar obligimet të cilat sidomos gjatë sezonit veror janë më shumë se të ngjeshura.

Ndotja akustike më shumë është shënuar në Ranë, ku ka munguar edhe instalimi i liminatorëve , zërimi është i lejuar deri në 65 decibel  por në shumicën e rasteve kjo i ka kaluar edhe 95 decibel, për këtë arsye ka pasur edhe ankesa dhe thirrje nga qytetarët.

Ndërtimi i shtëpizave në Bunë ku llogaritet të jenë rreth 900,në mesin e të cilëve 300 nuk posedojnë leje vazhdon të jetë problematikë për Policinë Komunale, të cilët në mungesë të fuqisë punëtore nuk arrijnë të kontrollojnë terrenin. Mustafa shprehet se Ky problem mund të jetë me karakter politik .“Të Mirat detare marrin të holla nga Ulqini, por Policia Komunale në këtë aspekt ka vetëm shpenzime” u shpreh ai.

Sa i përket angazhimit të “Merimangës” në qytet ,Mustafa ka thënë se kjo ka ndikuar në rregullimin e komunikacionit, por akoma ka qytetarë dhe mysafir të cilët nuk respektojnë shenjat e komunikacionit, parkojnë auto veturat e tyre në vende të ndaluara. Gjatë dite “Merimanga konfiskon 7 deri në 8 auto vetura.

Mustafa shpreson se në një të ardhme të shpejtë Policia Komunale do të përforcohet me fuqi punëtore, sepse siç u shpreh ai tani ata janë të  mbingarkuar me angazhime.

H.Nelaj

“Merimanga” në aksion nga dita e martë

Prej ditës së martë në  rrugët e Ulqinit është e pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”.

Kapllan Muça  zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale  deklaroi për Televizionin Teuta se ky mjet do të intervenojë në bazë të ligjit të komunikacionit i cili është në fuqi, pra do të largojë nga hapësirat publike, parkingjet dhe trotuaret automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.

 

“Çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion  do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit” ,u shpreh Muça.

Besohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet situata në komunikacion në territorin e Komunës së Ulqinit.

Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne terren.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio