Fondacioni ‘Dëshmia’ organizon iftare gjatë muajit të Ramazanit

Ditën e nesërme, me datën 2 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.  Fondacioni ‘Dëshmia’, edhe këtë vit, me rastin e këtij muaji të madhërishëm, organizon iftare për të moshuarit, të varfërit, jetimët  dhe personat në nevojë. Organizimi i Iftareve nënkupton sjelljen e racioneve të ushqimeve në shtëpia 15-30 min para kohës së iftarit.

Në emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’ ishte i ftuar sot Kryetari i Fondacionit ‘Dëshmia’ Imam Astrit Nikaj, ku tha që është viti i 3-të që Fondacioni vazhdon me aktivitetetet e iftareve. Detajisht  imami tregon se kanë pasur mbështetje të madhe në organizim dhe mbledhjen e fondeve             sepse dëshira e njerëzve për të ndihmuar rreth këtij aktiviteti është shumë e madhe.

Për më shumë rreth organizimit të Iftarit nga Fondacioni ‘Dëshmia’ mund të ndiqni intervistën  e mëposhtme;

 

SHBA:Shpallen heronj babë e bir nga Ulqini

38-vjeçari Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, nga Ulqini, që jetojnë në SHBA, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve, raporton nypost.
Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej grabitësve.
“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj”- tha kushërira e Qazimit, Remzija.
Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti objekt ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë Covid.
Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 170,000 dollarë.
Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur.
  • 1

    Radio