Dërgohet në spital  kryetarja e parlamentit  Danijella Gjuroviq, ndërpritet seanca e kuvendit

Nga  Kabineti i Kryetares së Parlamentit të Malit të Zi Danijella Gjuroviq, njoftojnë se se kryetarja e Kuvendit , gjatë seancës së sotme ka ndjerë rraskapitje dhe lodhje dhe se aktualisht është duke iu nënshtruar analizave klinike.  Kjo është arsyeja që Kuvendi nuk ka vazhduar punën sonte.

Seancat shumëditore dhe shumëorëshe të Kuvendit shkaktuan këtë lodhje, sepse kryetarja Gjuroviq ishte e detyruar të udhëhiqte vetë seancat për shkak se nënkryetarja e Kuvendit Branka Boshnjak është në izolim shtëpiak për shkak të infektimit me virusin korona .

Pritet që kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq t’u kthehet detyrave të rregullta dhe neser të vazhdojë me udhëheqjen e séancave të parashikuara.

Nimanbegu: Data e sotme kishte viktima dhe vrasje. U ngrit akuza ndaj Millosheviqit dhe disa zyrtarëve

Në kujtim të datës së sotme, 27 majit te vitit 1999, deputeti Genci Nimanbegu gjatë diskutimit në seancën e kuvendit, në kuadër të Orës së Kryeministrit, tha se sot duhet të kujtojmë disa vepra që na lidhin me këtë datë.

“Në këtë datë kishte viktima dhe të vrarë, si dhe vrasje të pazgjidhura. Poashtu, në datën e sotme me 27 maj 1999, u ngrit aktakuza kundër Sllobodan Millosheviqit dhe katër zyrtarëve të lartë serbë në atë kohë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe luftës, dhe kjo sigurisht është një datë që të gjithë duhet ta kujtojmë. Por si e ndiejm në brendësinë tonë çdokush nga ne këtë aktakuzë, ne të gjithë e dimë mirë, por kjo është pjesë e historisë tonë dhe për këtë arsye të gjithë e dimë se vetëm duke i zgjatur duart njëri-tjetrit dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, ne mund të ecim përpara”, theksoi Nimanbegu në Kuvendin e Malit të Zi.

  • 1

    Radio