Kërkon te drejtat ne Strasburg

Eurofond kërkon mbrojtjen e të drejtave të veta në Strasburg. Në të vërtet, eurofondi ka deponuar parashtres në gjykaten europiane mbi të drejtat e njeriut në Strasburg kunder shtetit të Malit të Zi. Ai ankohet në vendimin e kuvendit të Malit të Zi nga korriku i vitit 2012 kur, vendoset që kryporja nuk mund të shërbeje si tok ndërtimore.

Presin ftesën

Ish të punsuarit në krypore të cilët ndodhen në zyren e punësimit që në muajin korrik, presin ftesë për tu kthyer në punë nesë fabrika do të shkojë në duar të ish drejtorit Lubo Gazivoda, i cili është paraqitur në tenderin për marrjen me qira të kripores. Gazivoda është i vetmi që ka paraqitur interesim për marrjen me qira të kësaj ndërmarrje. Do të jetë ai pronar, do të vendoset javën e ardhëshme.

Konfirmohet oferta

Ish drejtori i kripores Lubo Gazivoda ka konfirmuar për TV TEUTA se ka depunuar ofertë për marrjen e kripores me qira. Siç ka pohuar dhe informatave që disponon ai është i vetmi që ka treguar interesim për ta marrë me qira ndërmarrjen më të vjetër të Ulqinit.

Gazivoda i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me tender dhe tani pasojnë fillimi i negociatave me drejtorin e falimentimit. Javën e ardhshme do të dihet kalon apo jo kryporja në duart e ish drejtorit.

  • 1

    Radio